Shuma e mbledhur sot në Konferencën e Donatorëve në Bruksel u konsiderua një arritje emadhe nga drejtuesit e BE-së dhe qeveria shqiptare, që nuk e priste diçka të tillë.
Por ndërsa gjatë dhurimeve, pati shtete që dhanë shifra mjaft të larta duke befasuar, habi të madhe shkaktoi edhe Spanja.
Por ndryshe nga vendet e tjera dhe nga fakti që Spanja është ekonomia e pestë e BE-së, ajo u mjaftua duke dhënë në këtë konferencë vetëm 25 mijë euro.
Edhe principata e Lihtenshtejnit, që ka vetëm 38 mijë banorë dhuroi 50 mijë euro, pra dyfishin e Mbretërisë Spanjolle.
Shtetet e tjera si Malta dhe Qiproja kanë premtuar ndihmë, por nuk bënë publike shumën.