“Ndihesha i pathyeshëm, mendoja se ishte thjesht një grip, por pastaj ndjeva mushkëritë e mia të lodhura dhe kështu telefonova menjëherë ambulancën. Ishte momenti më i keq i jetës sime|.
Kështu e nis historinë e tij 29-vjecari Mattia, i shtruar në spitalin në Trento sepse rezultoi pozitiv ndaj koronavirus. “Unë i kërkoj të gjithë moshatarëve të mi të mos dalin nga shtëpitë, të respektojnë rregullat sepse infektimi është shumë i shpejt dhe mund të godasë të gjithë”- ka thënë 29-vjeçari.
Kujtojmë që në Itali numri i të infektuarave me koronavirus është rritur në mënyrë të frikshme, duke shkuar në mbi 33 mijë të infektuar, nga ku 3405 kanë humbur jetën.