Pak minuta më parë, Gjykata e Përmetit dha masat e sigurisë për 30 të ndaluarit e operacionit “Mezhgorani”.
Ndër të tjera, gjykata liroi botuesin Henri Çili, duke i dhënë masën “detyrim paraqitje”. Më poshtë do shihni pamjet ku Henri Çili takohet me të afërmit e tij. Çili doli nga gjykata i buzëqeshur dhe familjarët e miqtë e prisnin jashtë. Çili nuk ka pranuar që të bëjë asnjë koment për mediat pasi doli nga gjykata duke u larguar.
Ju kujtojmë se Çili u arrestua nën dyshimet se ka ndërhyrë për të siguruar favore për dy vëllezërit Arbjon dhe Alban Aliko, i pari i dënuar me burgim të përjetshëm dhe i dyti me 18 vite burg, me vendim të formës së prerë, për vrasjen e një efektivi të policisë në Lazarat, gjatë aksionit të vitit 2015 kundër kultivimit të marijuanës.