Në kuadër të operacionit “Besa 2018”, policia shqiptare në bashkëpunim me atë italiane, hungaraze dhe turke, kanë ndaluar 25 persona për trafikim të lëndëve narkotike.
Në pranga përfunduan 8 shqiptarë, 2 tunizianë, 1 zviceran dhe 1 italian.
Banda ushtronte aktivitetin e saj kriminal në Itali, Shqipëri, Gjermani dhe Zvicër. Droga trafikohej nga Shqipëria dhe kalonte për në Gjermani, Zvicër e më pas në Itali. Ndërkohë, 4 italianë dhe 2 shqiptarë janë hetuar në gjendje të lirë.
Autoritetet kanë sekuestruar mbi 25 kg kokainë, hashash, e marijuanë si dhe është identifikuar tregtimi i 10 kg të tjera drogë me vlerë mbi 1 milionë euro, si dhe 20 mijë euro të fshehura.