Presidenti i vendit Hashim Thaçi nesër do të zhvillojë takime me disa nga krerët e partive politike në Kosovë.
Me këtë rast ai pritet ta takojë edhe Kryeministrin Albin Kurti i cili është kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, transmeton Klan Kosova.
Këto takime do të zhvillohen me qëllim të informimit, konsultimit dhe koordinimit për çështje të interesit shtetëror.
Më poshtë mund ta lexoni agjendën e plotë të Presidentit Thaçi:
Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës dhe Kryetar i LVV-së;
Ora e takimit: 13:00;
Isa Mustafa, Ish-kryeministër dhe Kryetar i LDK-së;
Ora e takimit: 10:30;
Kadri Veseli, Ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës dhe Kryetar i PDK-së;
Ora e takimit: 11:30;
Ramush Haradinaj, Ish-kryeministër dhe Kryetar i AAK-së;
Ora e takimit: 12:30;
Fatmir Limaj, Ish-zëvendëskryeministër dhe Kryetar i NISMA-s;
Ora e takimit: 13:45;
Behgjet Pacolli, Ish-zëvendëskryeministër dhe Kryetar i AKR-së;
Ora e takimit: 14:15;
Vendi i takimeve: Kabineti i Presidentit;