Ballina Aktualitet DEMANT nga kryetari i Komunës së Bërvenicës, Enver Pajaziti

DEMANT nga kryetari i Komunës së Bërvenicës, Enver Pajaziti

D E M A N T

Të nderuar qytetar të komunës së Bërvenicës, pas asfalltimit të rrugës së varezave në fshatin Çellopek nga disa persona të papërgjegjshëm me dashje apo “ pa dashje “ kishin mbyllur shaktet e kanalizimit dhe si rezulltat i kësaj pas reshjeve të shiut erdh deri te dëmtimi i një pjese të kësaj rruge në gjatësi prej maksimum 15 metre, ( kjo dukuri ndodh vetëm te ata që punojnë ) e njëjta do të menjanohet ditët në vijim .

Persona të caktuar që asnjëher nuk kan kontribuar asgjë për fshatin por kanë komercializuar profesionin e tyre edhe pse kanë dhënë betim paraprakisht se do të ushtrojn detyrën e tyre në mënyrë profesionale mundohen të diskretitojnë (turpërojnë ) komunën në përgjithësi dhe mua si kryetar në veçanti. Rëndësi për mua ka që qytetarët e komunës time të kenë mendim pozitiv, ndërsa këta persona me energji negative që interesat private i ngatërojnë me ato publike për ata skam çka të shtoj përveç se t’ua lë qytetarëve vetë të gjykojn drejt.

Me respekt,
Enver Pajaziti

https://youtu.be/OGePmmmanlY