Vd*ekje tra*gjike ajo e shqiptarit Sokol Keci 46 vjeç në Itali, që humbi jetën në një aksident të rendë, teksa ishte duke shkuar në punë, pikërisht në ditën që duhet të festonte ditëlindjen. Ai la pas gruan dhe dy fëmijë që tashmë do të rriten pa baba.
Mediat italiane zbardhin të tjera detaje nga ngjarja, ndërkohë që bashkëmoshatarë dhe të njohur flasin për të me shumë respekt, punëtor dhe njeri i mirë.
“Në Rosolina përshkruhej nga të gjithë si një person i zoti, punëtor dhe që gjithmonë donte të bënte mirë. Duhej të ishte ditë feste, por u kthye në tra*gjedi”, shkruajnë mediat italiane.
Një nga bashkëmoshatarët e tij tregon: “E njihja. E pashë disa ditë më parë dhe e njoha pasi kishte vënë maskë. E përshëndeta, por ishte me nxitim sepse duhej të largohej”, ka treguar një bashkëmoshatar.
“Nuk mund ta humbësh jetën kështu, në një aksident kur po shkon për të punuar, aq më tepër në ditën e ditëlindjes. Është çmenduri. Nuk mund ta mendoj dhimbjen që kanë familjarët e tij kur kanë mësuar lajmin. Shpresoj të prehet në paqe”, ka thënë një tjetër banore e zones.