Kuzhinieri 1 vjeçar është kthyer në një personazh mjaft i njohur në mediat sociale. Ai tashmë ka më shumë se një milion ndjekës në Instagram. Në një postim në Instagram të vogëlushit shkruhet se atij i “pëlqen të gatuajë dhe të eksplorojë në kuzhinë”.
Përmes videove të publikuara në rrjetet sociale se si ai po ndihmon në përgatitjen e recetave.
https://youtu.be/TvmKxz976kM
Nëna e tij, Ashley Wian, në një prononcim për CNN është shprehur se videot filluan si një mënyrë për të ndarë ngazëllimin e djalit të saj në kuzhinë me miqtë dhe familjen.
“Gatimi është vetëm një nga shumë gjëra praktike që Kobe bën në shtëpi. Ai ka shumë qejf që e bën atë”, tha ajo.
Shfaqja e tij e gatimit ka kapur edhe disa momente interesante. Në një video, ai mund të dëgjohet duke thënë “Dada” për herë të parë./abcnews.al
https://youtu.be/oSfbxPB–k8