Kryetari i Lëvizjes “Besa”, Bilall Kasami, bashkë me kandidatin për deputet në njësinë zgjedhore 2 nga koalicioni “Mundemi”, Bastri Bajrami, janë takuar dje me banorë të Sllupçanit në Kumanovë.
Në Facebook, Kasami rikujton se para fillimit të fushatës ishin zotuar se do të zhvillojnë fushatë ndryshe nga të tjerët, shkaku i pandemisë, andaj shton se ashtu po bëjnë, duke vizituar çdo qytetar, për të dëgjuar hallet e tyre.
“Sot, Sllupçani e kishte radhën për t’ua shpalosur banorëve platformën e koalicionit tonë ‘MUNDEMI’. Kandidati për deputet, Bastri Bajrami pas zgjedhjeve të 15 korrikut do të jetë zëri i kësaj zone të anashkaluar vite me radhë dhe ne do të kujdesemi për të përmirësuar gjendjen e tyre” shkruan Kasami.
Në takim me banorët e “Lagjes së Trimave”. Shpalosëm platformën tonë të koalicionit ‘MUNDEMI’. Janë pikërisht këta banorë që regjimi VMRO-BDI i terrorizoj me aksionin policor.