Nga Fejzi Hajdari
Dy fotografi më bënë përshtypje gjatë prezentimit të Naser Zyberit si kandidat për kryeministër:
1. Fotografia e parë lë përshtypjen se Naser Zyberi nuk e ka lehtë të kapet dorë për dore me Ali Ahmetin, por se këtë e bën jashtë vullnetit të vetë (kush e di pse). Kjo shihet qartë në fytyrën e tij.
2. Duartrokitjet e Musa Xhaferit në fotografinë e dytë, forcojnë bindjen se “kryeministri shqiptar” është pazar VMRO-BDI, për të rritur rejtingun e VMRO-së, e jo për të zgjedhur vërtetë një kryeministër shqiptar. Shqiptarët kanë përvojë mjaft të keqe, madje tragjike nga pazaret e fshehta VMRO-BDI, për të cilat thuhet se gjithmonë janë bë nën patronatin e Musa Xhaferit. Nuk lejojnë më shqiptarët të kalojnë marrëveshjet e fshehta mes VMRO-së dhe BDI-së jo kryeministër, por edhe nëse u premtohet president i Amerikës. Më mirë mos të harxhojnë para për propagandë të kotë, por le ti mbulojnë me ato para gropat në rrugët e Çairit dhe Tetovës.