Një premtim i parealizuar që nga viti 2001 është zgjidhja e statusit të ish ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Këto 18 vite të kaluara u bënë shumë milionerë në emër të UÇK-së, kurse shumë familje të ish ushtarëve, dëshmorëve dhe invalidëve të UÇK-së mezi mbijetojnë.
Për dallim prej tyre, familjet e “branitellave” maqedonas e kanë statusin e zgjidhur me ligj dhe kanë beneficione të shumta nga shteti. Ky është një paradoks i llojit të vet, duke pasur parasysh se UÇK fitoi luftën e vitit 2001. Lidhur me këtë temë të dhimbshme për shoqërinë shqiptare në Maqedoni, Lajm Tv ka bashkëbiseduar me Rafiz Halitin-Komandant Mësuesin, komandant i brigadës 112 të UÇK-së.
Intervistën mund ta përcillni në videon më poshtë: