Stafi i Televizionit Publik në Bjellorusi i është bashkuar grevës kombëtare të nisur nga rizgjedhja e shumëkundërshtuar e Presidentit Alexander Lukashenko. Televizioni shfaqi materiale ritransmetim teksa punonjësit dolën jashtë në shenjë prot*este kundër cen*sures dhe rezultatit të zgjedhjeve.
Të tjera aksione priten gjatë ditëve në vijim pas manifestimit të opozitës në fundjavë në kryeqytetin Minsk, në të cilin morën pjesë dhjetra mijëra qytetarë. Kandidatja e pakicës, Sviatlana Tikhanovskaya, sugjeroi të emërohej presidente në detyrë dhe të rikthente normalitetin në vend, duke mundësuar dhe mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, të pranuara nga komuniteti ndërkombëtar.
“Jam e përgatitur të marr përgjegjesitëdhe të veproj si lidere e kombit gjatë kësaj periudhe në mënyrë që të sjell qetësidhe normalitet, liroj të bur*gosurit politik si dhe të përgatis anën ligjore e kushtet për të mbajtur një tjetër raund të zgjedhjeve presidenciale në kohën më të shkurtër të mundshme”, tha Tikhanovskaya.
Opozita organizoi greva dhe protesta pas shtimit të zemërimit të qytetarëve, të cilët u përfshinë në përl*eshje të dhu*nshme me policinë, si shkak i dyshimeve të forta për manipulim të votës së 9 gushtit. Por, Presidenti autoritar, i cili drejton Bjellorusinë prej shumë vitesh, vijon të rezi*stojë dhe i kërkoi mbështetësve të tij të mbrojnë vendin dhe pavarësinë.
Lukashenko drejton ish-shtetin e Bashkimit Sovjetik që prej vitit 1994, duke mbajtur marrëdhënie të ngushta me Rusinë. Ndërkohë, Kremlini njoftoi të dielën se Presidenti Vladimir Putin i ka ofruar Lukashenkos asistencë ush*tarake për të vendosur rendin në Bjellorusi.