Koliti ulceroz është një sëmundje që shkakton inflamacion dhe plagë të quajtura ulcera, në mukozën e rektumit dhe zorrës.
Ushqime të caktuara ose zakonet e të ngrënit nuk janë shkaktarët e kolitit ulceroz, por ato mund ta përkeqësojnë sëmundjen.
Fasulet
Thjerrëzat dhe fasulet janë të pasura me fibra dhe mund të shkaktojnë gazra, prandaj nuk janë ushqimi ideal për ata që vuajnë nga koliti ulceroz, shkruan Shije.
Kafeja dhe çaji
Kafeja, çaji dhe pije të tjera me kafeinë pengojnë në shërimin e pacientëve me kolit ulceroz.
Brokoli
Perimet si brokoli, lulelakra, selinoja, janë të pasura me fibra dhe nuk treten lehtësisht, prandaj mund të shkaktojnë gazra, fryrje dhe dhimbje të barkut.
Misri dhe kërpudhat
Edhe misri apo kërpudhat janë të vështira për t’u tretur dhe mund të shkaktojnë irritim të zorrëve dhe diarre.
Të gjitha llojet e erëzave
Mund t’i përdorni pak në gatimet tuaja, por asnjëherë mos i bëni ushqimet shumë djegëse.