Shikimi është një proces shumë i rëndësishëm që kërkon të paktën 50% të funksioneve të trurit. Shikimi vështirësohet dhe dobësohet me kalimin e viteve por, edhe qëndrimit me orë të tëra përpara kompjuterit ose televizorit. Megjithatë, ai mund të forcohet nëpërmjet disa ushtrimeve të thjeshta të cilat duhen bërë patjetër nëse ju lodhen sytë vazhdimisht.
Fokusi afër dhe larg
Vendoseni gishtin e madh në një distancë prej 25 cm përpara syve dhe përqendrohuni tek ai për 10-15 sekonda. Fokusohuni tek një objekt që ndodhet larg 5-6 metra dhe mbajeni shikimin aty për 10-15 sekonda. Më pas fokusohuni tek një objekt akoma më të largët për 15 sekonda të tjera.
Lëvizja e syve në anë
Shikoni me bisht të syrit pa lëvizur kokën, një herë në të majtën dhe një herë në të djathtën. Lëvizeni beben në çdo anë për 5 herë dhe këtë ushtrim përsëriteni pesë herë rradhazi.
Shikimi lart dhe poshtë
Shikoni lart dhe poshtë dhe ruani fokusin. Lëvizini sytë 5 herë lart dhe poshtë me alternime. Këtë ushtrim duhet ta përsërisni tre herë.
Lëvizja rrethore e syve
Rrotullojini sytë pesë herë sipas akrepave të orës dhe kundër tyre.
Përsëriteni këtë ushtrim tre herë.
Pulitja e syve
Pulitini sytë shpesh, 10-15 herë në një minutë. Këtë ushtrim duhet ta përsërisni për 2 minuta.
Mbulimi i syve
Uluni në një dhomë të errët dhe mbulojini sytë me pëllëmbët e duarve. Merrni frymë thellë dhe ndihuni rehat në errësirë. Ky ushtrim nevojitet për të qetësuar nervin optik dhe duhet bërë për 5 minuta./ Living