Ballina Shëndeti Këto ushqime përmbajnë më shumë kalcium sesa qumështi

Këto ushqime përmbajnë më shumë kalcium sesa qumështi

Kalciumi është thelbësor për shëndetin e dhëmbëve dhe kockave dhe ndihmon në parandalimin e osteoporozës. Ky metal është gjithashtu i përfshirë në funksionin e sistemit muskulor dhe rregullimin e mpiksjes së gjakut, transmetimin e sinjaleve përmes sistemit nervor dhe kontrollin e rrahjeve të zemrës.

Shumë njerëz mund të kenë në mendje se produktet e qumështit janë i vetmi ose burimi kryesor i kalciumit për trupin. Megjithatë, ky nuk është rasti, pasi kalciumi dhe në fakt në sasi të mëdha përmbahet në ushqime të tjera.

Dhe ato janë alternativa nëse nuk ju pëlqen ose nuk mund të pini qumësht. Shikoni cilat janë ato:

Salmon

Një pjesë e salmonit të freskët 180 gr. siguron 340 mg kalcium. Peshku i shijshëm është gjithashtu një burim i shkëlqyeshëm i acideve yndyrore Ω3 të shëndetshme dhe vitaminës D.

Tërshëra

Një filxhan tërshërë siguron 400 mg kalcium. Duke shijuar tërshërën për mëngjes në kombinim me një gotë qumësht, ju do të plotësoni nga vakti i parë i ditës 70% të nevojave të trupit tuaj për kalcium. Në të njëjtën kohë, falë sasisë së konsiderueshme të fibrave që përmban, tërshëra do ta mbajë urinë larg për shumë orë.

Sardelet

Një racion prej vetëm 90 gramësh siguron 370 mg kalcium. l.k/abcnews.al