Mbushin arkën e komunës me tatime e obligime tjera, por nuk kanë kanalizim dhe ujësjellës. Rrugët i kanë bërë me vetiniciative pas sic thonë banorët nga shteti asnjëherë nuk kanë marrë mbështetje financiare. Kjo është gjendja në fshatrat Poroj dhe Xhepcisht të komunës së Tetovës me mbi 8 mijë banorë
“Ka 128 firma aktive Puroj dhe Xhepçisht, me 8400 banor pra jepet një kontribut i madh në aspektin financiar për shtetin. Qeveria, shteti duhet të ketë parasysh kanalizimet, ujësjellësin që ta përmirësoj jetën e njerëzve. Premtime sizakonisht ka plot para zgjedhjeve mirëpo mbesin në sirtarët e komunave. Veç protestat kanë mbet të dalin banorët që të beht diçka, ndrysha ska gjë”.
“Jamat janë infektim maksimal, ska më keq, s`kemi dhe ku i çojmë. Premtime ka boll por punë jo aspak. Është matur disa herë kanalizimi, ende nuk ka fillu”.
“Ky vendbanim Poroj Xhepçisht është me më shumë tatim që paguan, asnjë investim as një bekatonkë nuk është vendosur. Ende mbytemi me jama, ndërsa vetëm dy kilometra e kemi Tetovën”.
“Poroji dhe Xhepçishti nuk janë fshatrat e vetme që janë pa kanalizim. Në gjendje të tillë është edhe Çarshia e Epërme në Tetovë. Këta banorë vite me radhë kërkojnë kanalizimin”.
Të pyetur për problemin në fjalë, në drejtorinë për veprimtari komunale të komunës së Tetovës, shkurt janë përgjigjur se, pa përfunduar kolektori i ujërave të zeza, nuk mund të fillojnë punët për ndërtimin e kanalizimit për vendbanimet e përmendura. Për dallim prej fshatrave Poroj dhe Xhepçisht ku nuk ka as projekt për investime në kanalizimin fekal, një gjë e tillë tanimë është bërë nga komuna e Tetovës, për fshatrat e Malësisë së Sharrit, por edhe atje ende nuk kanë filluar punimet.