Shpesh, ndodh që të mos jeni në gjendje të flini shpejt, apo të bëni një gjumë të qetë gjatë natës. Por, për këtë ekziston një zgjidhje. Mjafton të bëni një truk frymëmarjeje që do t’ju ndihmojë të bini në gjumë brenda një minute, duke lehtësuar stresin dhe relaksuar sistemin tuaj nervor.
Andrew Weil, një mjek i diplomuar në Harvard konfirmon se që të bësh gjumin më të mirë ndonjëherë është më e thjeshtë sa marrja dhe nxjerrja e frymës. Metoda 4-7-8, e njohur gjithashtu si frymëmarrja relaksuese, bazohet në pranayama, një praktikë e lashtë indiane që do të thotë rregullim i frymëmarrjes.
Ushtrimi përshkruhet nga Weil si “një qetësues natyral për sistemin nervor” që e sjell trupin në një gjendje qetësie dhe relaksimi të përgjithshëm. Teknika është e thjeshtë, kërkon shumë pak kohë dhe mund të kryhet me pesë hapa.
“Vendosni majën e gjuhës kundër pas dhëmbëve të sipërm në pjesën e përparme dhe mbajeni atë gjatë gjithë stërvitjes, dhe më pas nxirrni frymën përmes gojës rreth gjuhës. Mbyllni gojën dhe thithni ngadalë përmes hundës ndërsa numëroni me mendje deri në katër, dhe më pas mbajeni frymën për shtatë sekonda. Pastaj nxirrni frymën përmes gojës. Përsëritni edhe tri herë të tjera për gjithsej katër cikle.”, shpjegon Weil. /abcnews.al