Pas 6 ditësh e zhdukur është gjetur Egzona Ferati, 26-vjeçarja nga Skënderaj e Kosovës.
Lajmi është dhënë nga kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, i cili në rrjetet sociale është shprehur se ekipi mjekësor do t’i ofrojë ndihmën e parë dhe do të njoftojnë për gjendjen e saj shëndetësore.
“Një falënderim i madh për të gjithë qytetarët e vullnetit të mirë që sot kërkuan dhe gjetën Egzonen”, ka shkruar Jashari.
26-vjeçarja Egzona Islam Ferati nga Kosova humbi kontaktet me familjen e saj në datën 19 tetor.
Familjarët u shprehën se nuk është hera e parë që vajza largohej nga familja, pasi ajo është e pushtuar nga xhindet.