Deputeti i Lëvizjes BESA, Fadil Zendeli është zgjedhur sot nënkryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut. Për zgjedhjen e Zendelit kanë votuar 61 deputetë të shumicës parlamentare.
“Ashtu siç e ka ushtruar detyrën e deputetit, me dinjitet dhe profesionalizëm, Fadil Zendeli pa asnjë dyshim se do të na bëjë krenar edhe në detyrën e tij të re si nënkryetar i shtëpisë legjislative”, thuhet në një njoftim të Lëvizjes BESA.
Përveç tij, nënkryetar i dytë u zgjodh edhe deputeti NSDP-së, Goran Misovski. Ndërsa partitë e opozitës nuk propozuan kandidatët e tyre për nënkryetar, edhe pse ishte paraparë zgjedhja e pesë nënkryetarëve të Kuvendit.
Njoftimi i plotë në faqen e Lëvizjes BESA
Sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut me 61 vota pro, deputeti i Lëvizjes BESA, Fadil Zendeli u zgjodh nënkryetar i kuvendit republikan.
Ashtu siç e ka ushtruar detyrën e deputetit, me dinjitet dhe profesionalizëm, Fadil Zendeli pa asnjë dyshim se do të na bëjë krenar edhe në detyrën e tij të re si nënkryetar i shtëpisë legjislative.
Urime dhe suksese!