NJË FALEMINDERIM PUBLIK PËR ZV. MINISTRIN E SHËNDETSISË ILIR HASANI
Shkruan Arben Alimi, Kumanovë
Të nderuar lexues, në këtë rast nuk mund të mos shpreh një faleminderim për Prof. Dr. Ilir Hasanin, tani zv. Ministër i Shëndetsisë në Qeverinë e Maqedonisë Veriore. Besoj se për opinionin Dr. Iliri është i mirënjohur, e sidomos për ata që kanë pasur rast të jenë pacient të tij . Z. Ilir Hasanin e respektojnë si profesionist i mirënjohur i lëmisë së mjeksisë jo vetëm në vendin e tij në Kumanovë, por edhe në tërë Maqedoninë Veriore, në të gjitha trojet tona kombëtare dhe ato ndërkombëtore.
Më datë 14 tetor më ftuan në shkollën fillore “Jeronim Derada” të fshatit Çefkez të Komunës së Kumanovës. Unë isha vullnetarisht për të rregulluar një llamarinë në kulmin e shkollës së lartpërmendur. Po sa ia fillova punës hasa në rrymën kryesore të largpërçuesit dhe për moment rryma më hodhi në tokë nga një lartësi 7 metrash dhe unë e ndjeva vehten shumë keq, sepse kisha lënduar boshtin kurrizor, duart, dhe njërën këmbë e kisha të djegur nga rryma.
Në ato çaste udhëheqësia e shkollës ka informuar ndihmën e shpejtë, ka ardhur në vendin e ngjarjes, më ka marrë në spitalin e Kumanovë, më kanë dhënë ndihmën e shpejtë, dhe menjëherë pas kontrollimit më kanë dërguar në Klinikën e e Traumotologjisë ku më ka pranuar zv. Ministri i Shëndetsisë z. Ilir Hasani. Pas kontrollimit më ka futur në sallën e operacionit dhe me stafin e tij më ka bërë operacion. Sipas meje unë kam menduar se nuk do të mbetem i gjallë, por fal Zotit dhe ndihmës të pakursyer të duarve të arta të Dr. Ilir Hasanit unë sot e ndjej vetem më mirë dhe publikisht e faleminderojë Dr. Ilir Hasanin, zv.
Ministrinë e Shëndetsisë dhe stafin e tij të udhehequr nga ai. Faleminderoj kolektivin tim të punës, shokë dashamirë familjarë që më vizituan. Edhe njëherë në fund faleminderoj zv. Ministrin e Shëndetsisë z. Ilir Hasani! Past jetë të gjatë e të lumtur! Zoti i bekoftë! Me shumë respekt, Arben Halimi ( ish ushtar i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare) Kumanovë,
14.11. 2020