Ballina Argëtim Showbiz Nga arsyeja e largimit nga TV tek rikthimi i ‘Xing’, rrëfehet Ermal...

Nga arsyeja e largimit nga TV tek rikthimi i ‘Xing’, rrëfehet Ermal Mamaqi (VIDEO)

Ermal Mamaqi është rikthyer pas një pause të gjatë mediatike, për të folur rreth projekteve të tij më të fundit, rikthimin e ‘Xing’ dhe gjithçka tjetër. Mamaqi është rrëfyer në emisionin e drejtuar nga Olsi Bylyku ‘Roped with Olsi’, ku ka zbuluar se largimi i tij nga televizioni nuk ka qenë i mirëplanifikuar dhe se mund të kthehet me Xing në çdo kohë.

I ngacmuar lidhur me pagën në Tv Klan si dhe të ardhurat që ai ka për momentin, Ermali tha se filmat dhe bizneset janë ato të cilat i sjellin më shumë të ardhura, ndërsa sqaroi edhe njëherë arsyen përse nuk ishte pjesë e premierës në filmin e kolegut të tij Bes Kallaku.

Ashtu sikundër i zoti i shtëpisë e di se ku i pikon çatia, edhe Ermali tregoi se ku ka çaluar dhe ku ka shkëlqyer emisioni i tij, cilët kanë qenë të ftuarit më të pëlqyer në program, velina më e suksesshme apo edhe vajza për të cilën Ami është më xheloze…

Ermali u shpreh se ka zbuluar çelësin për të ruajtur marrëdhënie të mira me çdo epror apo person me të cilin e lidh puna, ndaj ai personalisht ka një raport shumë të mirë me të gjithë. Ai tha se arsyeja përse tashmë është fokusuar tek trajnimet zhvillimin e individit është sepse këtë e ka ndierë të nevojshme sidomos pas karantinës së vendosur në mars.

Përmes mesazheve shumë të ndjera lidhur me ndryshimet që virusi që ka mbërthyer mbarë botën ka sjellë në stilin e jetesës, Mamaqi tha se tashmë është detyrim përshtatja. /abcnews.al