Një lajm i mirë vjen nga Piroku. Atje po hapet një bibliotekë me sallë leximi. Lajmin e ka publikuar Arianit Xhaferi në profilin e tij në facebook, transmeton Tetova News.
Statusi i plotë
Në fshatin Pirok të Komunës Bogovinë, me iniciativë të rinisë së fshatit po hapet një bibliotekë dhe leximore. Biblioteka ka grumbulluar deri tani rreth 1,500 libra, dhe ka nevojë për akoma më shumë. Duke qenë se është iniciativë qytetare, Biblioteka e Pirokut poashtu ka nevojë për donacione, qofshin ato mjete pune, tituj librash, apo dhe mjete financiare.
Shumë respekt për iniciatorët dhe gjithë donatorët e deritanishëm, me shpresë që Biblioteka dhe Leximorja të hapë dyert për lexuesit sa më shpejtë.