Ballina Aktualitet RMV, “Posta e Maqedonisë” e pranoi ofertën e bankës “Hallk Bank”

RMV, “Posta e Maqedonisë” e pranoi ofertën e bankës “Hallk Bank”

“Posta e Maqedonisë së Veriut” ka pranuar ofertën e propozuar nga banka Hallk Banka, pas falimentimit të bankës “Eurostandart”, bankë me të cilën posta reaalizonte shërbimet, transmeton Portalb.mk.

“Këshilli drejtues i ShA “Posta e Maqedonisë së Veriut” në seancën e sotme e pranoi ofertën përfundimtare për bashkëpunim të Sh.A. “Hallk Bank” – Shkup si më të volitshme, në përputhje me kriteret e miratuara për vlerësimin e ofertës”, raportojnë nga Posta.

Posta sqaroi se afati për implementim është dy muaj deri në realizimin e sistemit ekzistues që është përdorur deri më tani.

Këshilli drejtues i postës ka theksuar se ka propozuar deri te Qeveria e Maqedonisë së Veriut për të marrë pëlqimin për lidhjen e bashkëpunimit ndërmjet postës dhe bankës.

Ndryshe, Boro Veligdenov, kryetari i Sindikatës së Postës së Maqedonisë në muajin shtator vlerësoi se gjendja momentale në Postën e Maqedonisë, pas falimentimit të bankës “Eurostandard”, është një kërcënim për të punësuarit aty.

Ejup Rustemi, drejtori i Postës në Maqedoninë e Veriut kishte raportuar se në postë ka 110 milionë denarë më pak të hyra në muaj, ndërsa numri i transaksioneve tani është zero, derisa më herët janë kryer deri në 80 mijë gjatë ditës. Arsye për këtë problem llogaritet falimentimi i bankës “Eurostandard”. Rustemi me propozim të Qeverisë, do të jetë drejtor i ri i Ndërmarrjes Publike për ‘Rrugë Shtetërore’

Gjithashtu, në muajin tetor në seancën qeveritare, Qeveria miratoi tekstin e ri të Ligjit për ndryshimin e Ligjit për Shërbimet Postare, duke njoftuar se po përgatitet terreni për shitjen e Postës së Maqedonisë, pasi ajo filloi të zhytej në humbje dhe u bë e qartë se nuk kishte asnjë shpëtim. Një studim fizibilitetit do të kryhet për të parë se cilat janë mundësitë, por në propozim është shitja e plotë apo privatizimi ose një partneritet publiko-privat.