Ballina Shëndeti Këshilla Vetëm me dy lugë kos, kjo është një nga maskat më ekonomike...

Vetëm me dy lugë kos, kjo është një nga maskat më ekonomike për fytyrën

Ndoshta nuk e dinit, por kosi kthehet në maskën më ekonomike me përfitime të mrekullueshme.

Mjafton që në një filxhan kafeje të hidhni 2-3 lugë çaji me kos dhe të përzieni derisa të formohet një masë e plotë. Më pas vendoseni në fytyrë duke treguar kujdes që të mbuloni të gjitha zonat problematike, si dhe qafën.

Ndërkohë që lyeni fytyrën dhe ta masazhoni atë me lëvizje rrethore, për të nxitur dhe qarkullimin e gjakut. Kosi do të fillojë të ngurtësohet pas 5 minutash, duke krijuar një maskë të mirëfilltë.

Lëreni përreth 15 minuta dhe më pas mjafton të njomni pak duart me ujë dhe përsëri ta fërkoni fytyrën derisa shtresa e kosit të thërrmohet. Sipas agroweb.org, kështu ju largoni qelizat e vdekura dhe papastërtitë që janë akumuluar në poret e lëkurës gjatë ditës.

Kosi përmban baktere të cilat luftojnë që të gjitha papastërtitë e mbledhura në lëkurë nga kontakti i saj me faktorët e jashtëm. Por gjithashtu ju do të parandaloni krijimin e akneve si rezultat i infektimit të poreve nga papastërtitë. Më pas shpëlajeni lëkurën me ujë të bollshëm dhe fshiheni lehtë me peshqir. l.k/abcnews.al