Mbrëmë, rreth orës 22.00, në rrugën regjionale Gostivar-Gradec, në fshatin Debresh, ka ndodhur aksident trafiku në të cilin u përfshinë dy makina, një “BMW” me targa Gostivarit, e drejtuar nga 33-vjeçari Sh.N. nga Debreshi dhe një “Mercedes” me targa të Gjermanisë, e drejtuar nga H.I. (48) informon SPB-Tetovë, transmeton Tetova News.
Në këtë aksident, një v a j z ë e vogël-bashkudhëtare në “BMW” ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa të dy shoferët dhe dy bashkudhëtarë nga të dy automjetet përfunduan me lëndime trupore. Të gjithë të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Gostivar “Ferid Murad” për trajtim mjekësor.
Inspektimin në vendin e ngjarjes e ka kryer ekipi i Departamentit për punë të Brendshme Gostivar.