Ballina Aktualitet E trishtë! Ndahet nga jeta akademiku i njohur shqiptar (FOTO)

E trishtë! Ndahet nga jeta akademiku i njohur shqiptar (FOTO)

Ditën e sotme është ndarë nga jeta, pedagogu dhe profesori i njohur Adem Mezini.

Lajmin e ka dhënë profesorja e fakultetit të Historisë, Eva Hyskaj me anë të një postimi në Facebook.

Ai ishte një njohës shumë i mirë i historisë së Bashkimit Sovjetik dhe më pas Rusisë, për të cilët ka shkruar dhe shumë libra e artikuj.

Mezini kishte disa vite që ishte në pension, por edhe gjatë kësaj kohe ai ka vazhduar të mbajë kontaktet me ish-studentët dhe pedagogët e fakultetit.

Ikja e tij është një humbje për shkencën e historisë në Shqipëri.


Mbrëmjen e sotme profesori i historisë, Adem Mezini është ndarë nga jeta. Lajmin e hidhur e ka ndarë përmes rrjeteve sociale profesori, Përparim Kabo.

Statusi:

“Shuhet nje njeri me vlera…nje dijetar me vlera…nje atdhetar me vlera. Profesor i historise Adem Mezini e la kete jete. Lajmi eshte i trishte. E njoha heret fillimisht si ish studenti i tij. Ai erdhi dha leksione edhe ne fakultetin e Filozofise…por jeta na beri kolege dhe miq. Adem Mezini lexonte ne disa gjuhe dhe kishte nje veshtrim ndryshe ndaj historise…nuk i pelqenin ideologjizimet…ai spikati si ne studimet e mirfillta historike ashtu edhe historine politike. U thellua ne pikemajet e shkolles social-demoktate dhe ne veprimtarine politike te kesaj ryme politike. Ademi ishte gojetar dhe nje erudit me nje kujtese te pasur. Dialogues i hapur sepse ishte mendjethelle dhe mendjehapur…Analiza e tij per shekullin XX dhe ravijezimi per prirjet e shekullit XXI ne botimin e tij shprehin seriozitet kulture kerkim shkencor dhe kuraje per te prekur edhe parime qe te tjere mund ti shihnin si te palevizeshme…Na iku nje mik…do na mungoi nje historian qe as u lut e as u lepi kund…pikerisht Ai qe e meritonte te ishte akademik perpara shume e shume te tjereve. Adem Mezini ishte peme e larte e dijes…Lamtumire mik i mire…ai zeri yt i plote dhe krejt i vecante si ajer i dijes do te mbetet auditoreve dhe kujteses e sa sa brezave te studenteve te ty….Ishte fat qe jetuam ne nje kohe me ty…Parajsa pasurohet me nje te ndritur shpirt….Amin,”

Gjithashtu edhe kolegia e tij, pedagogia Valentina Duka, ka ndarë lajmin për ndarjen nga jeta të profesorit të Historisë duke shtuar se vlerëson kontributin e tij, jo vetëm si mësimdhënës, por edhe si studiues i historisë bashkëkohore.

Statusi:

Keqardhje e thellë për ndarjen nga jeta të Prof. Dr. Adem Mezinit, pedagog për një kohë të gjatë në Departamentin e Historisë të Universitetit të Tiranës! Prof. Mezini ka dhënë një kontribut të çmuar jo vetëm si mësimdhënës, por edhe si studiues i historisë bashkëkohore.

Ne si ish-studentë dhe kolegë të profesorit të ndjerë, do ta kujtojmë atë gjithmonë si një pedagog të aftë e korrekt, të dashur e të respektuar nga të gjithë.

Prandaj të gjithë do ta ndjejmë mungesën tuaj Prof. Ademi. Do të na mungojnë telefonatat tuaja të shpeshta, interesimi juaj i vazhdueshëm për ne dhe familjet tona, për Departamentin dhe Fakultetin që ju u kushtuat tërë jetën.

Pushofshi në paqë i dashur Profesor! Ju qoftë i lehtë dheu i vendlindjes suaj të bukur, Gjirokastrës!