Ballina Aktualitet Lajme Glauk Konjufca: Koalicioni i ri qeverisës do t’i ketë 75-85 deputetë (VIDEO)

Glauk Konjufca: Koalicioni i ri qeverisës do t’i ketë 75-85 deputetë (VIDEO)

Anëtari i Kryesisë i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se situata në Kosovë do të ishte shumë më e mirë nëse Gjykata Kushtetuese do të kishte vendosur më herët.
“Ne po hyjmë në janar dhe ende nuk po dimë nëse zgjedhjet mbahen më 31 janar apo 7 shkurt. Pastaj janë edhe procedurat e KQZ-së, shumë jemi vonuar. Nëse Kushtetuesja do të kishte vendosur në muajin maj, ne do të kishim fituar gati një vit në kohë për formimin e qeverisë”.

Konjufca, në RTV Dukagjini, ka deklaruar se më së voni qeveria e re do të formohet në muajin prill.

Ai u shpreh i bindur se pas zgjedhjeve të reja në vend, konstalacioni politik në Kosovë do të ndryshojë.

“Unë mendoj se koalicioni i ri qeverisës do t’i ketë 75-85 deputetë duke përfshirë edhe pakicat”.

VIDEO