Nga Zejd Rexhepi
UNË ZOTOHEM SE DO TË JEM PARTNER I FORTË I….
U zotua se do të jetë partner i fort i arsimit dhe si rrjedhojë e këtij zotimi, arsimi shqiptar u partizua dhe devijoi rrugën, ndërsa Universiteti i Tetovës u bë Universiteti më ulët i ranguar në vend dhe Europë.
U zotua se do të jetë partner i fortë i Bashkësisë Fetare Islame, bile përcaktoi kush duhet të zgjedhet kryetar i saj, e kush “të pensionohet” dhe si rrjedhojë e këtij zotimi gati dy dekada BFI-ja është instrument i pushtetit dhe shumë larg kujdesit ndaj interesave të besimtarëve dhe vet hoxhallarëve.
U zotua se do të jetë partner i ushtarëve të UÇK-së dhe si rrjedhoj e këtij zotimi, ish ushtarët plot 19 vite vazhdojnë të jetojnë në mjerim të skajshëm dhe pa status të zgjedhur.
U zotua se do të jetë partner i fortë shqiptarëve, dhe si rrjedhojë e këtij zotimi shqiptarët kanë humbur shpresën e jetës së lumtur dhe vazhdojnë që ardhmërinë e tyre ta shohim gjithkund tjetër jashta shtetit ku jeton KY që zotohet.
Ishte komandant, u zgjodh Honoris Causa dhe që të pëmbushet mozaiku i zotimeve të rrejshme, ka mbetur vetëm edhe të zgjedhet Reis Ul Ulema – Ali Ahmeti.