Kisha nderin dhe kënaqësinë e veçantë që sot në Ankara, të vizitoj zyrat e Hekurudhave të Republikës së Turqisë, ku takova drejtorin gjeneral të TCDD z. Ali İhsan Uygun, shkruan në faqen e tij zyrtare në fb Adnan Azizi, drejtor gjeneral i “ SH.A. Hekurudhat e Maqedonisë së Veriut – Transport ”, transmeton Tetova News.
Me z. Uygun biseduam për situatën aktuale të hekurudhave të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë, me ç’rast i urova edhe arritjen historike të tyre, nisjen e trenit të parë të transportit të mallrave në linjën direkte Stamboll – Pekin.
Diskutuam gjërësisht rreth mundësisë së hapjes së linjës Shkup – Stamboll për transportin e udhëtarëve, ku z. Uygun shprehu gatishmërinë për të punuar në këtë drejtim.
Gjithashtu, TCDD do t’i dhurojë HRMV – Transport dy lokomotiva që do të shërbejnë për rritjen e kapacitetit të transportit të mallrave.
Me z. Uygun u dakorduam për thellim të bashkëpunimit mes hekurudhave të Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë, si dy shtete mike, të cilat gjithmonë i kanë dalur krah njëra tjetrës.
Bashkë me drejtorin e Tërheqjes së Trenave pranë HRMV – Transport z. Sashko Angelovski, sot në zyrat e Hekurudhave të Republikës së Turqisë, takuam menaxhmentin e TCDD, gjegjësisht drejtorin e departamentit të Trafikut, z. Abdullah Özcanli, drejtorin e departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare z. Aşır Kiliçaslan, drejtorin e departamentit të Mirëmbajtjes së Hekurudhave z. Ersoy Ankara, drejtorin e departamentit të Pasagjerëve z. Pekcan Alp, si dhe drejtorin e Menaxhimit të Kapaciteteve z. Mahmut Yldirim, shkruan në faqen e tij zyrtare në fb Adnan Azizi, drejtor gjeneral i “ SH.A. Hekurudhat e Maqedonisë së Veriut – Transport ”, transmeton Tetova News.
Diskutuam lidhur me ndihmën që TCDD mund të na ofrojë për mirëmbajtjen dhe servisimin e lokomotivave, ku na prezentuan punën e tyre sa i përket kësaj çështje.
Ramë dakord që kontaktet mes menaxhmentit të TCDD dhe HRMV – Transport të intensifikohen, me qëllim të thellimit të bashkëpunimit mes të dy institucioneve.
Në kuadër të vizitës sime në Republikën e Turqisë, vizitova fabrikën për mirëmbajtjen dhe servisimin e trenave me shpejtësi të lartë, e cila është nën menaxhim të TCDD.
Bashkë me drejtorin e Tërheqjes dhe Mirëmbajtjes së trenave z. Sashko Angelovski diskutuam me menaxhmentin e kësaj fabrike mundësitë e bashkëpunimit për servisimin dhe mirëmbajtjen e trenave të HRMV – Transport, shkruan në faqen e tij zyrtare në fb Adnan Azizi, drejtor gjeneral i “ SH.A. Hekurudhat e Maqedonisë së Veriut – Transport ”, transmeton Tetova News.