Sot, rreth orës 12:30, në rrugët “Borçe Jovanovski” dhe “Vëllezërit Gjinovski” në Gostivar, pjeëstarët e policisë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, kanë privuar nga liria personin B.A. (48) nga Gostivari, për arsye se në automjetin e tij “Opel Meriva” janë gjetur dhe konfiskuar 4782 pushkaliqe, 15 raketa-flakahedhës dhe 4 fishekzjarre-bomba,si dhe 35-vjeçari S.K. nga Gostivari, nga i cili u konfiskuan rreth 1819 pushkaliqe dhe 16 flakahedhës.
Të dy janë mbajtur në Stacionin Policor Gostivar dhe pasi çështja të sqarohet dhe dokumentohet plotësisht, do të përgatiten parashtresat adekuate në bazë të Kodit penal.