Ballina Aktualitet Zjarrfikësit në Tetovë i vazhdojnë protestat, nuk heqin dorë nga kërkesat e...

Zjarrfikësit në Tetovë i vazhdojnë protestat, nuk heqin dorë nga kërkesat e tyre

Ka vazhduar edhe sot protesta e zjarrfikësve të Tetovës. Kërkojnë realizimin ligjor të të drejtave të tyre për pagesë të punës gjatë vikendeve, festave, dhe punës gjatë natës, si dhe marrëveshjen kolektive që duhet ta bëjnë me komunën e Tetovës.

Shtesat e rrogës në përqindje nuk janë reale, apo nuk janë në pajtim me marrëveshjen kolektive të përgjithshme të sektorit publik të Maqedonisë të vitit 2008. Ne kërkojmë në përllogaritjen e rrogës të futet edhe shtesa për punë jashtë orarit që kolegët në NJTZ Tetovë e punojnë secilin muaj. Obligim i komunës është që të paguaj shtesat e rrogës në pajtim me Ligjin dhe marrëveshjen kolektive në sektorin publik. Kjo është një protestë paralajmëruese. Herën tjetër do shkojmë para komunës së Tetovës. Nga ky vend iu apeloj të ndërpresin me kërcënimet ndaj kolegëve – u shpreh Goran Risteski, Kryetar i SPZ.

Zjarrfikësit thonë se në periudhën mes dy protestave, disa koleg të tyre kanë qenë të kërcënuar që të heqin dorë nga protesta ose do të largohen nga puna.

Nga Komuna e Tetovës thonë se për zgjidhjen e këtij problemi duhet të kyçet Qeveria. Por zjarrfikësit hodhën poshtë këto pohime të Komunës. Zjarrfikësit thonë se mund t’i ndihmojnë komunës në rast se nuk dinë se si ta zgjidhin këtë çështje përmes Ligjit.

Gjitha këto kërkesa tonat kanë bazë Ligjore dhe komuna duhet ti kryej, megjithatë në këtë rast, jemi të mendimit se, ose nuk dinë ose nuk duan ta zgjidhin këtë ngërç që zgjidhet shumë shpejt. Nga këtu iu apeloj, nëse nuk dinë, këtu jemi që t`iu ndihmojmë të gjejmë zgjidhje – deklaroi Sasho Mishevski, zjarrfikës.

Zjarrfikësit kërkojnë dialog me komunën, ose në të kundërtën, protesta do të radikalizohet dhe do zhvendoset përpara dyerve të komunës së Tetovës./Alsat-M/