Në rrjetet sociale po vazhdojnë debatet rreth regjistrimit të popullsisë në Maqedoni, përfshirë edhe konstatimet e replikat e ndryshme duke pasqyruar edhe shifra të ndryshme.
Në këtë debat është përfshirë edhe publicisti dhe intelektuali nga Maqedonia, Nijazi Muhamedi, i cili në një nga debatet televizive në replikat me intelektualë maqedonas kishte theksuar se shqiptarët janë mbi 47 %, duke iu referuar një burimi të një institucioni akademik ndërkombëtar.
“Sipas një informacioni të marrë nga një institucion ndërkombëtar, shqiptarët në Maqedoni janë 47 për qind nga popullsia e përgjithshme e Maqedonisë, kishte theksuar Nijazi Muhamedi, duke replikuar një opinionist maqedonas se shqiptarët do të dalin nën 20%.
Së fundi tani në rrjetet sociale po qarkullon edhe një prononcim i një analisti maqedonas Zllatko Sllaven Petkovski, i cili për mediumet serbe, e ka pranuar që shqiptarët janë mbi 40 për qind në Maqedoninë e Veriut, por thekson se ata shërbejnë vetëm si shërbëtorë të maqedonasve.
“Është e saktë se shqiptarët janë mbi 40 për qind, por prapë se prapë ne i komandojmë. Ne e kontrollojmë parlamentin, Qeverinë, policinë, ushtrinë. Ne e udhëheqim shtetin, ne e kontrollojmë buxhetin, ne i shfrytëzojmë investimet. Shqiptarët janë vetëm shërbëtorët tanë”, ka komentuar Petkovski për mediumet në Serbi, të cilat me shqetësim e kanë pranuar informacionin se shqiptarët përbëjnë 47 përqindëshin e popullatës në Maqedoninë e Veriut./Lajmpress