Gjithsej 65 gjoba u shqiptuan në territorin e Sarajit gjatë ditës së djeshme, përfshirë 15 për drejtim automjeti pa patentë shoferi, në kuadër të kontrolleve të intensifikuara në fushën e trafikut.
Ministria e Brendshme informon sot se nga numri i përgjithshëm i sanksioneve, shtatë janë për automjete me defekt teknik dhe të paregjistruara dhe nëntë sanksione për përdorimin e telefonit celular.
Kontrollet e intensifikuara të trafikut vazhdojnë në ditët në vijim, informon Ministrinë e Brendshme dhe u bën thirrje qytetarëve të respektojnë rregullat dhe rregulloret për të rritur sigurinë në trafik./dn