Nga PhD.MD.Albana Daka*
Ekziston një dialog i vazhdueshëm midis trurit dhe zorrëve, i ndërmjetësuar nga sistemi nervor autonom, i çliruar nga njohuritë dhe vullneti ynë. Zorrët janë shqisa e gjashtë e trupit tonë. Zorra dhe truri ‘flasin’ me njëri-tjetrin përmes gjuhës biokimike, të ndërmjetësuar nga nervi vagus. Skenari i trurit, i njohur si truri i parë, me zorrën, i konsideruar si truri i dytë, është një paradigmë shkencore e vjetëruar!
Sot, nga ana tjetër, ne po flasim për këtë lidhje të dyanshme dhe të ndërlidhur midis zorrëve dhe trurit, me ushqimin referues të kësaj marrëdhënie jetike. Truri dhe zorrët ndërlidhen vazhdimisht. Nuk ka asnjë organ superior në trupin e njeriut. Çdo organ ka kontribuotin e tij në jetë.
Në këtë vizion të ri dhe aktual sistematik të trupit të njeriut, jo i ndarë në organe individuale, ne flasim për trurin e përhapur në të gjithë organizmin tonë, jo vetëm si organ të mbyllur në rastin e kafkës.
Ne mendojmë se trurin e kemi vetem në pjesen kraniale. Sot ne flasim për trurin e përhapur në të gjithë trupin, të përbërë nga neurone që ndodhen në pjesen kraniale (truri kranial), neuronet që përmbahen në sistemin e zorrëve (truri enterik) dhe neuronet e shpërndara në të gjithë trupin (truri i përhapur).
Truri nuk ekziston vetëm në trurin e kafkës, ai artikulohet nga të gjitha neuronet e shpërndara në të gjithë trupin. Neuronet që kemi në trupin tonë janë qelizat më të vjetra që kemi brenda nesh, ato formohen gjatë muajve të parë të jetës sonë, që në fetus. Të gjitha qelizat e tjera somatike kanë ndryshuar dhe ndryshojnë çdo ditë. Neuronet janë qeliza të qëndrueshme dhe shumëvjeçare.
Truri i kafkës peshon rreth 1500 gram dhe përbëhet nga rreth 100 miliardë qeliza nervore, të quajtura neurone. Pesha e tij është e njëjtë për të gjithë, pavarësisht nga pesha trupore që ka secili prej nesh. Një person që peshon 50 kg dhe një tjetër që peshon 80 kg të dy kanë një tru me të njëjtën peshë dhe me të njëjtat kërkesa ushqyese dhe energjie. Sot, duke pasur nje dietë te pasur, ne mund të përmirësojmë jetëgjatësinë tonë, madje mund të jetojmë më shumë se 100 vjet. Dialogu i vazhdueshëm biokimik midis zorrëve dhe trurit ndërmjetësohet nga ushqimi që hyn në trupat tanë çdo ditë.
Neuroinflamimi dhe ‘shkaterrimi’ konjektiv cerebral
Kequshqyerja, ulja e oksigjenimit, një zorrë e irrituar me një mikrobiote agresive dhe një organ me një shtrese dhjamore të lartë mund të shkaktojë inflamacion te trurit, nje gjendje kjo qe con ne shkaterrim konjektiv, ‘cmenduri’ vaskulare dhe degjenerative, çrregullim i humorit (depression,ankth,apati,lodhje psiko-fizike…) dhe semundje psikiatrike.
Ushqimi ka per qellim mbrojtjen e trurit nga neuro inflamacioni permes zgjedhjeve te ushqimit si nje zgjedhje e vetedijshme njelloj sikurse ajo e ilaceve parandaluese per te siguruar cilesi per vite me rradhe. Dhe jo vetem kufizimin e te ushqyerit ne humbjen e peshes!
Ne ,ne fakt,jemi rezultat i asaj cfare ndodhet brenda nesh: ushqimit, frymemarrjes, stimulimeve ndijore dhe kulturore. Ajo qe hyn tek ne permes zorreve, sistemit te frymemarrjes dhe pese shqisave tona perpunohen permes profileve tona metabolike, hormonale, mikrobiologjike, dhe gjeneve (ADN).
Po, edhe mikrobiologjikisht!
Masa e mikrobeve te strehuara ne trupin tone eshte me e larte se masa qelizore e trupit tone dhe keto baktere mund te kushtezojne emocionet tona me molekulat e tyre. Mireqenia jone, gezimi dhe lumturia, trishtimi, depresioni, ankthi, toni I humorit mund te jene te kushtezuara nga bakteret e zorreve.
Ushqimi i supermarketeve dhe ‘trishtimi’ i ushqimit
Por le te perpiqemi te mendojme per diten tone te perditshme. Ushqimi actual I bazuar kryesisht ne ushqime qe permbajne additive kimike,ushqimet me baze miellin(buka,brume,pica,produkte te pjekura,biskota,embelsira…) te pasura me gluten, ushqime me origjine shtazore (mish I kuq, qumesht, djathe…) me doza te larta te acideve yndyrore te ngopura dhe mungesa e fibrave dietike te tretshme ne uje (perime,bishtajoret,farat e ndryshme….),eshte nje ushqim qe krijon trishtim, neuroinflamim te trurit, ‘shkaterrim’ konjektiv te trurit.
Keto ushqime jan gjithashtu ushqime obeziogjenike sepse mund te gjeneroje nje gjendje te rezistences insulin-sistemike qe favorizon mbipeshen ne cdo moshe dhe mund te veproje ne metabolizmin e glukozes ne neuronet e trurit, nje gjendje fiziopatologjike pergjegjese per crregullimet psikike dhe ‘cmendurite’ demnces.
Ky “trishtim” i ushqimit vjen nga inflamacioni zorreve iu shkatktuar nga nje mibrobiote aggressive dhe prodhimi I reduktuar i serotonines.
Nje gjendje qe ndryshon funksionalitetin e sistemit nervor autonom dhe ben qe dialogu misdis zorreve dhe trurit te ndrmjetesohet nga nervi vagus. 90% e serotonines ne trupin tone prodhohet nga qelizat enterokromafine te zorreve dhe vetem 10% prodhohen ne tru. Shendeti psikik, pra, lind kryesisht nga zorra.
Serotonina eshte neurotransmetues I mereqenies dhe gezimit. Me mungesen e serotonines kemi trishtim, melankoli, mungese energjie.
Te ngrenit dhe te menduarit
Ushqimi pa menduar per efektet qe ka cilesia e ushqimit te pertypur ne sistemin nervor autonom dhe mukozen e zorreve mund te ekspozoje crregullimet dhe semundjet e zorreve, sistemike dhe psikike qe prekin te gjithe trupin.
*Mjeke laboratori-nutricioniste