Ballina Shëndeti Këshilla Disa këshilla si të shpëtoni nga rrathët e zinj poshtë syve

Disa këshilla si të shpëtoni nga rrathët e zinj poshtë syve

Qeskat dhe rrathët e zinj poshtë syve janë një nga problemet estetike më të vështira për t’u trajtuar. Megjithatë, ata nuk janë të përhershme dhe mund të zhduken nëse iu kushtoni vëmendjen e duhur. Ekzistojnë disa mënyra mjaft efikase për të arritur rezultatet që dëshironi.

Kontrolloni për problemet themelore shëndetësore

Besoni apo jo, shumë probleme themelore shëndetësore mund të shkaktojnë rrathë poshtë syve, prandaj është e rëndësishme të vizitoni një specialist. “Është e rëndësishme të dini gjendjen e tiroides dhe se zgavra juaj e hundës po funksionon siç duhet pasi mund të shkaktojnë inflamacion që mund të shfaqet si ënjtje nën sy. Duhet të dini gjithashtu se menstruacionet gjithashtu mund të kontribuojnë në fryrjen e syve”, thotë Dr. Chaneve Jeanniton për Vogue.

Përmirësoni dietën tuaj

Ushqimet e kripura janë fajtorët e zakonshëm të shfaqjes së qeskave të syve. Shtesat e kolagjenit, ushqimet me vitaminë A siç janë karota dhe specat, si dhe ushqime të pasura me vitaminë C janë të dobishme pasi janë anti-inflamatorë dhe të tretshëm në ujë. “Ananasi gjithashtu përmban një enzimë (Bromelain) që parandalon ënjtjen”, shprehet Dr. Natasha Sandy.

Shmangni alkoolin

Rrathët dhe qeskat mund të shkaktohen nga konsumimi i tepërt i alkolit. Ekspertët rekomandojnë konsumimin e alkoolit të shoqëruar me shumë ujë.

Kujdes nga alergjitë

Alergjitë mund të jenë përgjegjëse për akumulimin e lëngjeve në zonën e syve, duke shkaktuar ënjtje.

Pushimi i nevojshëm

Pushimi është i rëndësishëm sepse do të zvogëlojë nivelet e stresit dhe për pasojë dhe nivelet e kortizolit, të cilat janë përgjegjëse për qeskat poshtë syve.

Menaxhoni stresin

Stresi ndikon në nivelet e kortizolit të cilat nga ana e tyre rrisin pamjen dhe intensitetin e ënjtjes nën sy. Sipas Dr. Sandy, meditimi është një zgjidhje e mirë.

Qëndroni të hidratuar

Hidratimi i duhur rrit qarkullimin e gjakut dhe ndihmon në heqjen e lëngjeve të tepërta nga zona e syve. Mbani një shije ujë në tryezën tuaj ose pranë shtratit dhe synoni ta rimbushni disa herë në ditë.

Kujdes nga dielli

Dermatologët theksojnë nevojën e përdorimit të përditshëm të kremrave diellorë dhe syzeve të diellit për mbrojtje ndaj rrezeve të dëmshme UV, të cilat plakin lëkurën më shpejt.

Zgjidhja në kuzhinë

Dermatologët rekomandojnë aplikimin e kastravecave të ftohtë në sy për pesë minuta. Lëngu dhe temperatura e tyre e lartë veprojnë si kompresa anti-inflamatore. Gjithashtu dhe bustinat e çajit jeshil janë të dobishme, po ashtu rekomandohet dhe përdorimi i kubikëve me akull për të zvogëluar ënjtjen. /abcnews.al