Teuta Arifi ka dhënë lajmin se fëmija i parë për vitin 2021 në Tetovë është një djalë me prindërit nga fshati Sellcë.
“Fëmija i parë i lindur në vitin 2021 është djalë, me peshë 2.6 kg, gjatësi 48 cm, nga f.Sellcë i Tetovës! Fëmija është i shëndoshë dhe ka lindur në ora 00:25 pas mesnate!
Komuna e Tetovës si çdo vit ka ndarë një shumë prej 40.000 denarësh, kurse ashtu si edhe vitin e kaluar kompania “CHARLI Baby” bën dhuratë një krevat dhe karrocë për fëmijën!
Vogëlushit i dëshiroj të rritet i shëndoshë dhe pa brenga, kurse prindërit i uroj pafundësisht meqë një fëmijë i porsalindur është si fillimi i të gjitha gjërave – shpresës, ëndërrave dhe mundësive!”