Ballina Aktualitet Lajme Historia e binjakeve që ndajnë një trup të përbashkët

Historia e binjakeve që ndajnë një trup të përbashkët

Për 29 vite, binjaket unike Abigail dhe Brittany Hensel kanë bërë një jetë normale përkundër kufizimeve fizike. Abigail dhe Brittany lindën në 7 Mars 1990, në Minesota. Lindja e binjakëve ishte një surprizë e vërtetë për mjekët dhe prindërit e tyre që prisnin vetëm një vajzë, shkruan Bright Side.

Anatonia e vajzave është unike dhe mjekët ende nuk mund t’i japin shpjegim se si trupi i tyre mund të funksionojë normalisht pasi kanë dy koka, 2 shtylla kurrizore, 2 zemra, 1 mëlçi, 2 stomakë, mushkëritë, veshkat dhe një sistem të përbashkët qarkullimi. Secila prej binjakeve mund të kontrollojë vetëm anën e saj të trupit dhe nuk mund të ndiejnë prekjen e motrës tjetër, shkruan abcnews.al.

Kur ishin fëmijë, vajzat mësuan të sinkronizonin lëvizjet dhe të koordinonin veprimet e tyre. E gjitha funksionoi në mënyrë perfekte saqë ata lehtë mësuan të luanin në piano, të notonin, të ngisnin biçikletën dhe të bënin sporte. Shkencëtarët besojnë se vajzat kanë lidhje nervore të përbashkëta që asnjë trup tjetër njerëzor nuk i ka.

Kjo është arsyeja pse vajzat mund të lexojnë mendjet e njëra-tjetrës, të shkruajnë e-mail pa u këshilluar me motrën tjetër dhe madje të përfundojnë fjalitë e njëra-tjetrës. Gjithashtu në nivelin intuitiv, nevojat e trupit sinkronizohen: kur Abby dëshiron të pijë, Brittany është e etur dhe kur njëra prej tyre dëshiron të rregullojë flokët ose grimin, tjetra e ndihmon atë.

Problemet në zhvillimin e një trupi kaq kompleks filluan të paraqiten me kalimin e kohës. Në moshën 12 vjeç, Abby filloi të rritet shumë shpejt dhe shtylla kurrizore e saj filloi të shtrihej e cila mund të rezultojë në një thyerje të gjoksit të tyre të përbashkët. Mjekët duhej të ngadalësonin rritjen dhe të shpëtonin jetën e vajzës, por Abby përsëri u rrit 10 cm, kështu që Brittany u desh të ecte mbi gishtat e këmbës.

Në shkollë binjaket gjithmonë i jepnin provimet veç e veç – ata kishin detyra të ndryshme dhe nota të ndryshme. Abby është e mirë në shkencat natyrore dhe Brittany ka një prirje drejt lëndëve shoqërore. Vajzat patën një kohë të vështirë me provimin e makinës pasi iu duhej të merrnin provimin dy herë. Abby kontrollonte pedalet dhe ingranazhet, dhe Brittany po shikonte sinjalet dhe dritat. /abcnews.al