Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka uruar me rastin e 85-vjetorit të lindjes shkrimtarin e mirënjohur Ismail Kadare.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha e cilëson Kadarenë si intelektualin me dimensione tej gjithë kufijve gjeografikë, politikë.
“Urimet më të ngrohta sot në ditëlindjen e Ismail Kadaresë, shkrimtarit të madh, intelektualit me dimensione tej gjithë kufijve gjeografikë & politikë, njeriut të shquar të letrave që me talentin & punën e tij ndriçoi një kohë të errët të historisë & orientoi drejt më të mirës.
Fjalët për një mjeshtër të fjalës dhe letërsisë nuk do të ishin kurrë të mjaftueshme, ashtu si dhe mirënjohja e të gjithë shqiptarëve për gurin e çmuar të letërsisë dhe historisë sonë të përbashkët.”, shkruan Basha.