Nga Mentor Kikia
Kur një njeri bëhet i dëmshëm, apo i rrezikshëm, për vendin dhe shoqërinë e tij, qoftë ky edhe një president, edhe njerëzit më të afërt gjejnë kurajë e i thonë “Ndal”.
Ia mbyllin edhe komunikimin, ia bllokojnë edhe rrjetet sociale.
Edhe nëse ky është ende president i vendit më të madh e më të fuqishëm në botë. Këto janë mekanizmat që i ka dhe i vë në përdorim një shoqëri vërtet e lirë dhe demokratike.
Një demokraci e cila ngrihet mbi themele të forta, mbi ligje që përfaqësojnë realisht demokracinë dhe interesat e popullit, nuk tronditet nga thyerja e ca xhamave, qoftë këto edhe të zyrave të Kongresit apo Senatit.
Ndaj, ju, këtu në Shqipëri, që nisët të vajtoni me të madhe gjëmën që gjeti Amerikën, kthehuni e vajtoni për veten.