Aktori dhe regjisori i njohur Dhimitër Orgocka, është ndarë nga jeta në moshën 84 vjeçare, si pasojë e një hemorragjie cerebrale.
Ai mbante titullin “Mjeshtër i madh”.
I lindur më 21 tetor të vitit 1936 në qytetin e Korçës, Orgocka pati një karrierë të pasur edhe në teatrin “A.Z. Çajupi”, ku ka vënë në skenë104 premiera në teatrin e Korçës, Fierit, Elbasanit, Prishtinës, Shkupit etj.
Si aktor ai numëron 82 role të interpretuara në skenat e teatrove shqiptare, ku ka marrë edhe çmime.