Është ndarë nga jeta parakohe aktivistja dhe njëherësh kandidatja për deputete në radhët e Partisë Demokratike në Lushnje, Ardita Gjyla.
Njëkohësisht e ndjera ishte bashkëshortja e trajnerit të njohur të futbollit në qytetin e Lushnës, Ilir Gjyla.
Në një postim në rrjetet sociale, Partia Demokratike e Lushnjes thotë se Gjyla ishte shembulli model i angazhimit të gruas në jetën aktive, dhe në shqetësimet e qytetit.
Në të kaluarën Ardita Gjyla ka qenë edhe drejtoreshë e shkollës 9-vjeçare “Skënder Libohova” në Lushnjë, ndërsa ka edukuar breza me radhë si mësuese.
Postimi i plotë i PD-së në Lushnjë:
Lamtumirë Ardita Gjyla! Largohet nga kjo jetë një nënë, grua, mësuese, bashkëshorte dhe aktiviste e PD-së. Dhimbje për humbjen e parakohshme të Ardita Gjyles, e cila ka dhënë kontributin e saj prindëror, qytetar, edukativ e politik, drejtuese në disa institucione në karrierën e saj.
Anëtare e Këshillit Bashkiak me siglën e PD-së, anëtare e Kryesisë se degës së PD-së Lushnjë, kandidate për deputete, drejtuese në Arsim dhe nivele të tjera vendore, sot Ardita Gjyla merr lamtumirën e fundit nga të gjithë familjarët, bashkëqytetarët, anëtarët dhe simpatizantët e PD Lushnjë.
Në ato kohë të vështira politike e shoqërore kur roli i gruas shihej me dyshim dhe mungesë besimi, Ardita ka marr përgjegjësi duke përfaqësuar denjësisht gruan dhe PD-në Lushnjë. PD Lushnjë shpreh ngushëllimet më të thella e të sinqerta familjes për këtë nënë, grua, arsimtare, aktiviste dhe kontribuuese në jetën politike e sociale te qytetit të Lushnjës duke dhënë kontributin e saj të çmuar. I paharruar roli dhe kontributi i saj për qytetin e Lushnjës dhe për PD-në Lushnjë.