Ballina Aktualitet Ndërron jetë profesori Riza Smaka

Ndërron jetë profesori Riza Smaka

Sot në mëngjes ka ndërruar jetë profesori universitar dhe njohësi i të drejtës, Riza Smaka.

Lajmin e kanë bërë të ditur anëtarë të familjes së tij përmes njoftimeve në Facebook.

Kujtojmë se i ndjeri ka qenë edhe deputet në Kuvendin e Kosovës nga viti 2008 deri në vitin 2011.

Smaka ka lindur në Rugovë të Pejës më 1943. Diplomoi në Fakultetin Juridik më 1971, pastaj e kreu provimin e jurisprudencës, ku magjistroi më (1979 ) dhe doktoroi më 1987.

RIZA SMAKA EMER I MADH I SHKENCËS

Riza Smaka, u lind ne Rugovë të Pejës, në vitin 1943, ku e kreu shkollen katërklaseshe ndersa , shkollen tëtëklaseshe dhe, gjimnazin-drejtimin pedagogjik i kreu ne Peje ,ne vitin shkollor 1963-64, ne të cilin vit, ne zbatim të konkursit “Kerkojme nxenesin me të mirë ne Kosove”, ka qenë vleresuar dhe shpalle:” Nxenesi me i mirë ne Kosove”!

Riza SMAKA, pas diplomimit ne Fakultetin Juridik (1971) e kreu Provimin për Jurusprudences (1973); pastaj, paralelisht i frekuentoi studimet pasuniversitare ne shkencat historike dhe ne shkencat juridike dhe, ne keto të fundit, ne gjeneratën e pare, magjistroi i pari ( 1969) dhe , ne po atë gjeneratë, i pari të (1976);

Pos gjuhes amtare-shqipe, Riza SMAKA korrespondon rrjedhshem ne gjuhet Kroate & Serbe ,ne gjuhen Angleze dhe, sherbehet mirë me gjuhen Franceze.

Pas suprimimit violent të autonomise politike – kushtetutare të Kosoves nga Serbia (1989-1999), ne përiudha të caktuara, Riza SMAKA , ka qenë i inkuadruar ne aktivitete të organizuara për Kauzen e Kosoves, ne radhe të pare , si

– anetar i Kryesise se Forumit të Intelektualeve të Kosoves;
– Kryetar i Shoqatës se Juristëve të Kosoves;
oanetar i Kryesise dhe ,

– Sekretar i Përgjithshem i Lidhjes Shqiptare ne Botë…
– antar i Komisionit Kushtetutar për Hartimin e Kushtetutes se Republikes se Kosoves, të miratuar me 1990 ne Kaçanik,nje nga katër

– konsulentët kosovare për hartimin e Kushtetutës se Republikes se Shqipërise, të miratuar ne vitin 1997 dhe,
– antar i Komisionit për Hartimin e Kushtetutës
se Republikes se Kosoves të miratuar, ne Prishtinë, ne vitin 2008;

Pas vitit 1999, ne përiudha të caktuara, Riza SMAKA
ishte :

– koordinator i Projektit “JACLM” për Ceshtjet Ligjore të Kosoves;
– koordinator i Projektit “NRC CRP” për të Drejtat Civile ne Kosove;

– Kryetar i Keshillit Gjyqesor të Kosoves;
– Anetar i Keshillit Legjislativ të Qeverise se Kosoves ,ne dhe ,për të cilin, ka hartuar shume projektligje;

Riza SMAKA është profesor ordinar për lendet E Drejta Biznesore & Nderkombetare dhe Kontratat ne Biznesin Nderkombetar ne Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës… Ne Programin MASTER ,ne Fakultetin Ekonomik të UP-se, ligjeron Manaxhmentin ne Sherbimet Publike, ndersa ,ne Fakultetin e Shkencave të UP-se, ne Programin MASTER ,ligjeron lenden Zhvillimi i Qendrueshem.

Riza SMAKA ka bere udhetime dhe qendrime studimore ne disa universitete të jashme ( Londer, Amsterdam, Bruksel…) ku, pos qendrimeve studimore , ka ligjeruar tema aktuale nga sfera te vokacionit shkencor te vet; deri tani i ka botuar katër tekste universitare të recenzuara:

E Drejta (1995),
E Drejta dhe Shteti (1997),
E Drejta Biznesore (2000), dhe,

E Drejta Biznesore Nderkombetare (2003), të cilin , e ka ribotuar me 2006 dhe 2009; Ka botuar 111 punime studimore dhe, ka marre pjese ne shume tryeza profesionale dhe te tryeza të rrumbullakata, ne simpoziume si dhe ne konferenca shkencore.

Riza SMAKA , gjate legjislatures se trete te Kuvendit te Republikes se Kosoves , ishte deputet jopatriak ,ku, ne përiudha të caktuara, ishte antar i Komisionit Kushtetues, Komisionit për Ceshtje Legjislative, Komisionit për Buxhet e Finansa dhe , antar i Komisionit për Mbikeqyrjen e Financave .

Riza SMAKA, gjatë tëre legjislatures se tretë ( 2008,2009 dhe 2010 ) , edhe nga analizat e KDI-se, është vleresuar dhe shpallur deputeti ( i Kuvendit te Republikes se Kosoves ) me i angazhuar dhe me i suksesshem ne të gjitha kategoritë !

Ne librin e Prof. Dr. Ismet ELEZIT : “Mendimi Juridik Shqiptar” – Tirane, 1999, ne faqet 249, 250 dhe 251, nder të tjera ,theksohet se zotri Riza SMAKA:”… ka dhene kontribut të cmuar ne fushen e teorise se shtetit dhe të se drejtës, të drejtës kushtetuese dhe të drejtës administrative…”

Marre nga fb i Vllaznim Kelmendit, Drejtor Finansiar i Unionit te Bizneseve Shqiptare ne Gjermani
01.01.2021