Parukieri Armend Gashi ka publikuar disa fotografi ku shihen duke u grimosur disa prej kandidatëve për deputetë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Ai ka publikuar foto të Albin Kurtit, Arben Vitisë, Glauk Konjufcës, Albulena Haxhiut dhe Saranda Bogujevcit, të cilët janë duke bërë grimin në studion e tij. Mesa duket në Kosovë kanë nisur përgatitjet për posterat që do të përdoren në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Kjo pasi vendi do të zhvillojë në harkun kohor të më pak se një viti, zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare. Vendimi është marrë nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës e cila më herët konstatoi se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti, është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese.
Kjo, për shkak të votës së deputetit Etem Arifi, i cili, më 3 qershor, votoi për Qeverinë Hoti, ndonëse kishte një dënim të formës së prerë prej një viti e tre muajsh burgim, për veprën penale “mashtrim me subvencione”.