Ndërron jetë në moshën 49-vjeçare profesori i universitetit Fan Noli, Dioni Tushi.
Profesori, ditën e djeshme ka qenë duke bërë rregullime te kondicionerit, në momentin që është rrëzuar nga çatia e banesës se tij. Dion Tushi jepte lëndën e filozofisë në Universitetin e Korçës, e ndërkaq ushtronte edhe detyrën e drejtorit në një shkollë të mesme.
Ai është transportuar ne spital por gjendja e tij ka qenë e rëndë dhe nuk ka mundur të mbijetojë pasi ka pasur edhe hemorragji të brendshme.
Sot u trondita nga nje lajm shume i pabesueshem …u nda nga jeta miku dhe profesori Dioni Tushi ! Menjehere mu kujtuan qindra bisedat qe kishim bere per ceshtje te ndryshme . Fliste me nje qetesi dhe maturi qe ishte admiruese . Nje njeri i shkelqyer ne boten akademike dhe nje njeri shembull ne cdo aspekt . Shpesh here me ndodhte qe te uleshim ngjitur ne mbledhjet e senatit dhe si tani me kujtohen batutat dhe fjalet me vend qe theshte. U prehsh ne paqe profesori dhe miku im … nqs atje lart ka vend per njerzit e mire , ka nje vend te posacem per njerzit shume te mire sic ju ishit ./Hansi Kapllani