Këngëtari Robert Berisha ka pësuar sot (e shtunë) një humbje të madhe.
Kjo pasi nëna e tij, Teuta, ka ndërruar jetë pas një sëmundje të shkurtër.
Teksa ka pranuar ngushëllime të shumta nga miqtë, kolegët dhe familjarët, Roberti e kujtoi nënën e ndjerë përmes një fotografie në Instagram.
Ai publikoi një “selfie” të realizuar me të ëmën shumë kohë më parë, ndërsa zgjodhi me pak fjalë ta shprehë dhimbjen e tij për këtë humbje të madhe.
“Pusho e qetë mami jem, për ty kam shumë për të shkruar, por po e lë me kaq”, kanë qenë fjalët e Robertit.
Një dedikim prekës i bëri gjatë ditës edhe ish-gruaja e këngëtarit Berisha, Nora Istrefi.
Kjo e fundit shkroi në InstaStory një shkrim prekës për ish-vjehrrën, duke publikuar një fotografi të sajën me mbesën, Renee-në.
“Ke qenë gjithmonë shoqja ime, të kam dashtë dhe më ke dashur. Uroj me zemër që shpirti yt i bardhë dhe një grua me kaq shumë vlera të pushojë e qetë e në paqe”, shkroi ajo. /Telegrafi/