Zhduket një person nga komuna e Vitisë, familjarët kërkojnë ndihmë për ta gjetur. Alarmin për zhdukjen e të riut e kanë bërë familjar të tij, që thonë se gjurmët i janë humbur pasi që është kthyer nga Maqedonia.
“Me datë 14 .01 2021 prej Kosovës ka shkuar në Shkup përmes Hanit të Elezit rreth orës 14:00. Ka qëndruar tek një kushëri. I njëjti është kthyer nga kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut të njëjtën ditë rreth orës 17:45.
Është kthyer në ora 17:46 min me të njëjtën datë në pikën kufitare Bllacë – Hani i Elezit, ka kaluar kufirin me dokument të Maqedonisë, personi ka dy shtetësi”.
Nuk dimë asgjë më për të nga kjo ditë! Policia e Kosovës është e njoftuar për rastin! Nëse e keni parë, ju lutemi na lajmëroni, bëhet fjalë për nipin tim.”, ka theksuar familjarët e tij. (INA)