“ABC” zbardh ngjarjen e plotë lidhur me italianin Davide Pekoreli, që u raportua si zhdukje m i s t e r i o z e. Davide Pekoreli është gjetur i d j e g u r brenda makinës së tij në Pukë në datë 5 janar, por fillimisht policia nuk e ka raportuar ngjarjen duke hetuar nëse kemi të bëjmë me një ngjarje k r i mi n a l e apo gjithçka ishte aksidentale. Pas hetimeve ka rezultuar pista e dytë, që d j e g i a e tij brenda në makinë ishte aksidentale.
Por cilat ishin lëvizjet e tij dhe si përfundoi në Pukë?
“ABC” mëson se italiani nga Vlora në datë 3 Janar kishte udhëtuar në drejtim të Pukës ku kishte fjetur dy net. Në të gëdhirë të datës 5 Janar t r u p i i tij është gjetur i d j e g u r brenda makinës që kishte marrë me qira kur zbriti në aeroportin e Rinasit. Brenda makinës ka pasur detergjentë dhe produkte të tjera kozmetike për parukeritë, biznes që kishte në Shqipëri.
D ë sh m i a e gruas
Ish-gj y q t a r i italian Pekoreli kishte fëmijë me një shqiptare dhe prej një viti kishte nisur të investonte edhe në Tiranë. Në dëshminë e saj gruaja shqiptare e italianit është shprehur para grupit hetimor se Davide në datë 3 Janar kishte lëvizur nga Vlora në drejtim të Pukës dhe se me vete kishte 400 euro.
“ABC” sjell pamjet e makinës në flakë, të cilën italiani kishte marrë me qira sapo kishte zbritur në Shqipëri. Kjo e fundit u gjet e djegur në rrugën Gjegjan-Reps, në Pukë. Davide Pekoreli ka arbitruar gjatë karrierës në Serinë C italiane, ndërsa ka shërbyer si arbitër i katërt në Serinë A. /db/Abcnews.al