Abcnews ka zbardhur përgjimet e dosjes hetimore që futi në rrjetë mjekun e njohur të QSUT, Edvin Prifti. Në përgjime del Migena Skënderi e cila negocion me kryeinfiermieret e repartit të djegieve Trëndafile Frangu për një operacion të nënës së Manuela Mallkuçit, kryesekretares gjyqësore në Krujë në këmbim të parave.
Migena i thotë Manuelës se “Filja”, Trëndafile Frangu do një shumë parash në mënyrë që të negociojë me kardio-kirurgun Edvin Prifti ndërsa ky i fundit do 2 mijë euro në dorë. Nga përgjimet del se Migena është e njohur me “skemën e brendshme” të regjistrimit të operacioneve pasi më herët vetë ajo ka paguar të njëjtën shumë për operimin e babait të saj.
“Gena kishte operuar babanë e saj para disa kohësh dhe ishte lidhur me shoqen e saj File, e identifikuar si Trëndafile Frangu, kryeinfermiere të reparti djegieve e cila e kishte ndihmuar atë të operonte babanë me kardiokirurgun Edvin Prifti. Gena ka pranuar që t’a ndihmojë Manuelën duke e prezantuar me Filen. Ajo i ka thënë se
“Filja do një sasi parash lidhur me këtë gjë, gjithashtu dhe kirurgut duhet t’i japim një shumë prej 2000 euro”. Manuela ka pranuar menjëherë dhe ka filluar që në muajin korrik 2020 të përgatisë dokumentet që I nevojiteshin për shtrimin e nënës së saj në spital dhe realizimin e ndërhyrjes kirurgjikale që është bërë nga kardiokirurgu Evdin Prift”, thuhet në dosje.
Në dosje thuhet se me datë 3 korrik të vitit të shkuar, Migena Skënderi ka marrë nga Manuela Mallkuçi një sasi rreth 500 euro të cilat në një takim me Trëndafile Frangun në QSUT ia ka dhënë kësaj të fundit.
Migena i kërkon Manuelës që t’i bëjë gati paratë për t’ia dhënë doktorit në zarf. Pasi kjo e fundit i thotë se i ka në lekë shqiptare, Migena thotë t’i bëjë gati “2-mijëshe euro në zarf që të mos ketë më probleme”.
Ajo gjithashtu i rekomandon Manuelës që të bëjë gati paratë në 5-she dhe 10-she për personelin shëndetësor gjatë kohës që e ëma do të jetë në spital.
Pjesë nga përgjimet e zbardhura nga Abcnews.al
Migena: El ngjo nesër
Manuela: Hë hë
Migena: Merr ato rekomandimet sot, nesër me e shtru n’tet e gjysëm mamin a kupto
Manuela: Ëhë me e shtru?
Migena: Po, po me e shtru, me shku të dyja ne shkojm te doktori
Manuela: Po
Migena: Merri t’I kesh me vete (për paratë)
Mignea: Do pysim tak e tak masanej nëpër spital një javë e di vetë ti mo, me pes mijë lekshe me dhjet mijë lekshka me gjona të tjera e di vet
Manuela: Po, po, sido që të jetë flasim bashkë
Migena: Ne motra ime, merri me vete ato nesër që t’i kopsisim kët, t’ia fsuim ktij në zarf se me Fadilin ja kam fut motra jote përpara kohe se
Manuela: Po mirë, pra sa duhen. Sa t’I jap?
Migena: Unë I kam fut dy
Manuela: Dy okej shpirt, mirë, mirë
Migena: Dy mij, a kupto Genën?
Manuela: Dy million, po
Migena: Unë po them I kena pas dhon dy mirë euro ne
Manuela: S’I kam euro unë, I kam kështu lekët tona
Migena: Ne kshtu, ta pys iher atë, po nejse ti merri me vete ato, nji pseqinçe ja japim kësaj, t’tjerat pastaj si t’shkoj spitali
Manuela: Po pra, m’thuj
Migena: S’ke pse me fut mo, a e kupto, ne I vum dy mirë euro atij që ja futëm në zarf
Manuela: Po mirë po i bëj euro