Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi në konferencën e parë për medie të këtij institucioni ka thënë se me kohë është shpërndarë materiali votues dhe se të gjitha qendrat e votimit në gjithë vendin janë hapur me kohë, raporton Ekonomia Online.
Ai m ë tej ka bërë të ditur se 30 mijë vëzhgues nga KQZ-ja do ta përcjellin procesin zgjedhor.“KQZ-ja njofton se në orët e hershme të mëngjesit është shpërndarë materiali i ndjeshëm.
Të gjitha qendrat 888 janë hapur në orarin e paraparë. Procesi i votimit është duke vijuar normalisht”.“Janë 1 milion qytetarë me të drejtë vote. Numri i subjekteve politike është 28 ndërsa i kandidatëve 1 mijë e 52. KQZ ka akredituar 18 ambasada”.“Janë 30 mijë vëzhgues nga KQZ-ja për të përcjellë procesin zgjedhor”, ka theksuar Elezi.