Ballina Shëndeti 8 shenja që tregojnë se trupi juaj nuk po merr mjaftueshëm ushqim

8 shenja që tregojnë se trupi juaj nuk po merr mjaftueshëm ushqim

Në ditët e sotme pesha e tepërt është bërë një problem në rritje. Studime të shumta na tregojnë, se mbipesha mund të shkaktojë shumë dëm në shëndetin tonë dhe të kontribuojë në çrregullime serioze shëndetësore.

Ndërsa të gjithë përqendrohemi te problemi i mbipeshes, efektet anësore të ngrënies jo të mjaftueshme shpesh anashkalohen.

Ata që ndjekin dieta të rrepta, shpesh nuk marrin mjaft elementë ushqyes, të nevojshëm për funksionimin normal të trupit. Disa njerëz nuk e kuptojnë se hanë më pak sesa kërkon trupi i tyre.

Mos marrja e ushqyesve të mjaftueshëm për një kohë të gjatë mund të çojë në anemi, osteoporozë, infertilitet dhe reagim të dobët imunitar.

Abcnews.al do ju tregojë më poshtë kush janë simptomat më të shpeshta të mosngrënies mjaftueshëm.

1. Lodhje e përhershme – marrja e shumë pak kalorive ul shkallën metabolike dhe zvogëlon nivelet e energjisë, duke shkaktuar lodhje fizike dhe plogështi të trurit.

2. Depresioni dhe ankthi – ushqimi i dobët mund të ndikojë ndjeshëm në shëndetin tuaj mendor. Njerëzit, të cilët ndjekin dieta, shpesh ndihen jashtëzakonisht të irrituar, të shqetësuar dhe me humor pa asnjë arsye.

3. Rënia e flokëve – mungesa e proteinave, mineraleve dhe vitaminave mund të ndikojë në rritjen normale të flokëve.

4. Infeksioni i shpeshtë – marrja e mjaftueshme e vitaminave është e rëndësishme për të mbajtur përgjigje të shëndetshme imune. Nën-ngrënia shoqërohet me aftësi më të ulta mbrojtëse që rrit frekuencën e ftohjes së zakonshme, gripit dhe infeksioneve të tjera.

5. Gjumi jo cilësor- me siguri keni dëgjuar që mungesa e gjumit mund të çojë në shtim në peshë dhe rezistencë ndaj insulinës. Por a e dini se dietat kufizuese mund t’ju ​​dëmtojnë gjumin dhe ta bëjnë të vështirë të flesh?

6. Probleme të fertilitetit – kur përqindja e yndyrës në trup bie shumë e ulët, ekuilibri i hormoneve riprodhues mund të prishet. Kjo shpesh çon në amenorrea dhe paaftësi për të mbetur shtatzënë.

7. Probleme të lëkurës – lëkura juaj mund t’ju tregojë se ka nevojë për më shumë vitaminë E, proteina dhe elementë të tjerë ushqyes për të qëndruar elastike dhe të shëndetshme.

8. Keni gjithmonë ftohtë– nxehtësia prodhohet normalisht, kur trupi juaj djeg kalori nga ushqimet. Shkencëtarët zbuluan se ata që marrin më pak kalori, kanë temperaturë më të ulët trupore sesa njerëzit me marrje më të lartë të kalorive, edhe nëse kanë nivele të ngjashme të aktivitetit fizik./e.b-abcnews.al